TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2023, 18:47

Nga Basha, te Mediu e Alibeaj, kush janë deputetët e opozitës që ju bashkuan ceremonisë në nder të Bill Klinton

Shkruar nga Pamfleti

Nga Basha, te Mediu e Alibeaj, kush janë deputetët e opozitës

Deputetë e opozitës i janë bashkuar ceremonisë për nderimin e presidentit të SHBA-së, Bill Klinton me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’.

Ftesën për të marrë pjesë në këtë ceremoni e kanë pasur të gjithë deputetët e opozitës, por vetëm disa prej tyre kanë vendosur të marrin pjesë. Duke nisur nga Lulzim Basha, te Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu, Merita Bakiu, Jorida Tabaku, Agron Duka, Shpëtim Idrizi dhe Enkelejd Alibeaj.

Kreu i PL-së Ilir Meta duket se nuk do të marrë pjesë në ceremoni, pasi nuk është parë ende para kryeministrisë në vendin ku do të dekorohet ish presidenti Clinton. Ndërkohë pritej që të mungonte ish kryeministri Berisha i cili është shpallur non-grata nga SHBA.

basha bill clinton ceremonia

Lini një Përgjigje