TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2023, 16:20

“Na mori 10 mijë euro”, Alma.K shantazuese seriale; zbardhet padia e dy italianëve para një viti: Bëri video dhe na kërkoi para

Shkruar nga Pamfleti

“Na mori 10 mijë euro”, Alma.K shantazuese seriale; zbardhet

Safet Gjici duket se nuk ka qenë “shënjestra” e vetme e Alma Kaçit. Vajza që xhiroi videon erotike në zyrën e ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici dhe që kërkoi një tender për sterilizimin e qenëve të rrugëve, duket se ka përdorur të njëjtën skemë edhe me dy shtetas italianë, te cilëve u ka marrë një shumë prej 10 mijë euro për t’i përdorur për strehimin e kafshëve.

Referuar procesverbalit të mbajtur më 6 korrik të vitit të kaluar në policinë e Durrësit, “Abc news” raporton se Alma Kaçi ka dhënë sqarime në lidhje me pretendimin e shtetasve italiane Pietro Cerri dhe Eugenoi Colombo se ajo iu ka marrë shumat e parave dhe nuk ua ka kthyer.

Kaçi pretendon se është njohur me italianët nga një vajzë, pasi njëri prej tyre donte të adaptonte një qen pasi ajo ishte animaliste. Por në deklarim thuhet se, Kaçi pretendon se shtetasi Eugenio Colombo ishte pedofil dhe për këtë filloi të investigonte. Në të njëjtën kohë ajo I ka marrë një shumë prej 3 mijë euro Colombos, për të blerë një sipërfaqe toke, por këtë shumë nuk ia ka kthyer.

40-vjeçarja thotë se pasi Colombo I dha paratë, I kërkoi në këmbim marrëdhënie seksuale, por ajo e refuzoi. Për shtetasin tjetër Pietro Cerri, Kaçi tha se I ka dhuruar 50 euro për qendrën e qenëve që ajo ka. Ajo pranon se ka patur edhe lidhje me të, madje ka qëndruar 2 ditë në banesën e tij në Milano, por gjithçka ka qenë për investigimin që ajo po kryente.

Kaçi pretendon se ka përfunduar studimet për infermieri, shkenca politike e marrëdhënie ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë ka kryer një kurs për gazetari investigative në Tiranë. Në fund dy shtetasit italianë e kanë kallëzuar Kaçin për mashtrim në prokurorinë e Durrësit, e cila e ka çuar çështjen në gjykate. Edhe kjo ngjarje shton detaje të reja për Alma Kacin, e cila ka përdorur çdo mjet për të mashtruar, vjedhur, futur në kurth të huaj, biznesmenë e politikanë. Në rast se ajo shpallet fajtore për akuzën e mashtrimit rrezikon deri në 5 vite burgim.

alma k shamtazhuese seriale

Lini një Përgjigje