TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2023, 15:47

Nga Carter te Bush, Bill Klinton presidenti i katërt që viziton Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Nga Carter te Bush, Bill Klinton presidenti i katërt që viziton

Bill Klinton do të bëhet presidenti i katërt amerikan që viziton Tiranën.

I pari President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ka vizituar Shqipërinë është Jimmy Carter, i cili shërbeu si presidenti i 39 i SHBA nga viti 1977 deri në vitin 1981.

Jimmy Carter vizitoi për dy ditë Tiranën në shtatorin e vitit 93` dhe në fokus të vizitës së tij ishte situata në Kosovë, e cila asokohe ishte pjesë e Jugosllavisë. Presidenti Carter takoi Sali Berishën, që mbante postin e Presidentit të Republikës dhe Aleksandër Meksin, si Kryeministër i Shqipërisë.

Në vitin 1996 Shqipërinë e vizitoi presidenti i 41 i Shteteve të Bashkuara, George Herbert Walker Bush, së bashku me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Colin Powell. Presidenti Bush qëndroi në Vlorë, ku u takua me Sali Berishën, i cili asokohe ishte Kryetar i Shtetit Shqiptar.

Në 10 qershor të vitit 2007 Shqipërinë e vizitoi presidenti Xhorxh W. Bush, vizita më e rëndësishme në 3 dekada, jo vetëm sepse Bush është i vetmi president në detyrë që ka vizituar Shqipërinë, por edhe sepse nga Tirana, Shtetet e Bashkuara bënë të qartë mbështetjen për pavarësinë e Kosovës.

bill clinton

Lini një Përgjigje