TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Korrik 2023, 12:59

Këputet kabulli i tensionit të lartë, digjen pajiset elektrike në disa banesa, banorët: Shteti të vërë dorë

Shkruar nga Pamfleti

Këputet kabulli i tensionit të lartë, digjen pajiset elektrike

Në Bradashesh, qytetarëve të zonës iu është rrezikuar jeta pasi linjat e tensionit të lartë janë këputur duke rënë shumë pranë zonës së banuar.

Raportohet se shkak për këputjen e linjës së tensionit të lartë është bërë amortizimi dhe moti i nxehtë.

Mësohet se në rreth 100 familje kanë pësuar dëmtime të mëdha në banesat e tyre, duke i prishur pothuajse të gjitha pajisjet elektrike.

Banorët u prononcuan për mediat ku thanë se është herë e tretë që ndodh kjo ngjarje dhe në asnjë moment shteti nuk ka marrë masa. Kabulli elektrik është shkëputur dhe ka rënë nëpër çatitë e banesave, por edhe në oborre.

“Hera e tretë që më ndodh. Si ka mundësi të shpërthejnë telat në një tension. Këtu është defekti gjithmonë. Si ka mundësi? Duhet të bëhet verifikimi çfarë na është dëmtuar nëpër shtëpi dhe të rregullohet. Janë përvëluar 3 shtyllëzime.”, tha një banor.

Një tjetër banor kërkoi që shteti të vërë dorë, ndryshe do të ketë pasoja fatale edhe në njerëz.

“Kemi një fatkeqësi që na ka ndodhur mbi 3 herë me tensionin e lartë që na shkakton dëme shumë të mëdha. Fatmirësisht s’ka pasur dëme në njerëz, por po të ishin jashtë fëmijë apo njeri do kishte njerëz në dëme. Na kanë shkrirë pajisjet të gjitha. Po të ishte njeri jashtë do ishte përvëluar. Ka qenë një hark shumë djegës që dogji gjithë telat. Thirrje dhe ju lutem shumë se është hera e tretë, të bëhet diçka. Na i kanë shkatërruar të gjitha, kjo ishte më fatale sepse nuk u shkarkua asnjë lloj stakimi i automatit. E mira është të merren masa sepse ndonjë nga ne mund të mbesë viktimë", tha një banor.

Një tjetër banore kërkoi rimbursim të plotë nga shteti për dëmet e shkaktuara, ndryshim të linjës pasi ndihen të pasigurt.

“Plasën pajisjet sikur ra automatiku, aq shumë ra. Ka ndodhur 3 herë. Nëse shteti nuk na do të na vërë flakën dhe të na djegim. I duam të gjitha pajisjet e shtëpisë dhe të ndërrohet menjëherë linja. Është nxirë komplet. Ne në dorë të shtetit jemi.”, tha banorja.

OST dhe OSHEE ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zgjidhur këtë problematikë në Bradashesh.

Drejtoria e OST-së njoftoi se fidrat 6 dhe 13 në Gracen janë të çkyçur dhe do të tokëzohen për çështje sigurie, me qëllim riparimin e përcjellësit të këputur nga ana 110 kw.

Sipas të dhënave rreth një mijë e 766 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në zonat Bradashesh, Balldren, Jetesh, Petresh, Gracen, Pajenge, Bizhutë, Tërbaç, si dhe fshatrat Shijon, Reçan, Dopaj, Mamël, Shtemaj, Shëngjin, Jarakullak dhe Ulëm të njësisë administrative Gracen.

elbasan linja e tensionit te larte banesa banoret

Lini një Përgjigje