Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend punën e këtij institucioni gjatë vitit 2022. Ai tha se gjatë këtij viti janë dhënë dënimet për 4 ish-zyrtarë të lartë ndërsa janë hetuar 24 procedime penale me 25 persona nën hetime.
Po ashtu ai tha se është rritur gama e databasave shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejt.
“SPAK vijon të konsideroj thelbësore pavarësinë e saj institucionale në përputhje të funksioneve të saj kushtetuese. Është në proces miratimi dhe rregullorja për sistemin e vlerëesimit të rezultateve t ë punës dhe integritetit të hetuesve në Byronë Kombëtare të Hetimit . SPAK po krijon një sistem për digjitalizimit të informacionit dhe të dhënave që lidhen me procedimet penale. Synojmë që në vitin 2023 të fillojë faza eksperimentale e këtij sistemi. Ka një rritje të procedimeve penale dhe konkretisht janë regjistruar 28 precedime penale me 34 persona në hetim.
Ka një rritje të përdorimit të hetimeve pro-aktive në 122 procedime penale. Është rritur gama e databaseve shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejt. Shumë verifikime i bëjmë direkt nga SPAK. Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme nga Gjykata e Posaçme nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, gjatë vitit 2022 janë dhënë katër vendime dënimi me katër persona që ish-zyrtarë të lartë . Ndërkohë në periudhën 2020 -2022 rezulton se në total nga SPAK janë hetuar gjithsej 24 procedime penale me 25 persona në hetim, ndaj ish-zyrtarëve të nivelit të lartë, ku përfshihet ish-gjyqtarë, dhe ish-kryetarë bashkie.”- tha ai.
Po kështu, theksoi kreu i SPAK, janë përdorur edhe metoda proaktive të hetimit, të tilla si përgjimet, që më së shumti është aplikuar në veprat penale të korrupsionit.
“Ka një rritje të regjistrimit të procedimeve penale kryesisht dhe më konkretisht janë regjistruar 28 procedime penale me 34 persona nën hetim, krahasuar kjo me vitin 2021 në të cilin janë regjistruar 18 procedime penale me 9 persona në hetim. Ka një rritje gjithashtu nga viti 2021 të përdorimit të hetimeve proaktive në 122 procedime penale ku janë interceptuar 2177 pajisje fundore. Pjesën më të madhe të procedimeve penale ku është kërkuar përgjimi e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale ku janë interceptuar 10,023 pajisje fundore.
Ndërkohë për çështjet penale të hetuara në kuadër të grupit të strukturuar kriminal janë përdorur metoda të posaçme hetimore në 53 procedime penale dhe janë interceptuar 1154 pajisje fundore. Kur bëhet fjalë për metoda speciale të hetimit vlen të theksohet se janë përdorur simulimi i aktit korruptiv, dorëzimi i kontrolluar apo dhe agjenti i infiltruar”, deklaroi ndër të tjera drejtuesi i SPAK.
Lini një Përgjigje