
Presidenti i 42 i SHBA, Bill Klinton ka mbërritur sot në Tiranë, ku do të mbajë një vizitë historike. Ai u prit në Rinas nga kryeministri Rama, teksa mometalisht po qëndron te Vila Qeveritare në kryeqytet.
Por pse Bill Klinton është një figurë kaq e dashur për shqiptarët. Ai është presidenti i cili i dha fund agresionit serb në Kosovë dhe falë tij, sot Kosova është shtet i pavarur.
Në 1999, pa mbështetjen e Këshillit të Sigurimit dhe duke anashkaluar kongresin amerikan, atëherë presidenti Klinton mbështeti bombardimet ajrore të NATO-s kundër pozicioneve të ushtrisë serbe, për të ndalur vrasjen e shqiptarëve etnikë.
“Do të jem gjithmonë krenar për faktin se kam qenë President i Shteteve të Bashkuara në kohën kur juve ju duhej dikush që do të qëndronte kundër spastrimit etnik, dëbimit të njerëzve nga shtëpitë e tyre”.
Me këto fjalë, ai iu drejtua 4 vite më parë, popullit që ë nderon si hero për kontributin në çlirimin e Kosovës.
Teksa u dekorua me urdhrin e lirisë, nga atëherë Presidenti Hashim Thaçi për rolin vendimtar në fushatën bombarduese të NATO, që i dha fund luftës në Kosovë, Klinton dëshmoi së lidhja e tij me shqiptarët, dhe Kosovën mbetej e fortë, ashtu si edhe vlerësimi i popullit shqiptar për të.
Por kontributi i Klintonit në rajon shtrihet përtej Kosovës. Edhe pse nuk e ndreqi dot Ballkanin, siç pohojnë disa analistë, gjatë udhëheqjes së tij u përfshi gjithmonë e më shumë në çështjet e rajonit, fillimisht me fokus tek Bosnje-Hercegovina.
I lindur në vitin 1946 në Arkansas, me emrin Ëilliam Jefferson Blythe III, ai shërbeu si presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në 2001-n. Edhe pse presidenca e tij u shënjua nga skandali seksual me sekretare Monika Levinski, ai mbetet mes liderëve më popullorë të Shteteve të Bashkuara.
Lini një Përgjigje