
Nga momenti në moment pritet që të mbahet ceremonia në nder të ish-presidenti amerikan Bill Klinton. Ai ka zhvilluar sot një vizitë historike në vendin tonë.
Pas udhëtimit nga Rinasi, ai u akomodua te vila qeveritare, ndërsa pak më parë u fut në Kryeministri. Para godinës së qeverisë do të mbahet dhe ceremonia e nderimit të tij me “Yllin e mirënjohjes”.
Me qindra personalitete janë mbledhur në bulevard, teksa nuk kanë munguar dhe deputetë të opozitës.
Ndërkohë me qindra qytetarë janë mbledhur po ashtu përreth perimetrit të sigurisë për të ndjekur ceremoninë.
Lini një Përgjigje