TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shkurt 2026, 18:44

“Cari i kufijve” largon nga Minneapolis 700 agjentë të ICE

Shkruar nga Pamfleti
“Cari i kufijve” largon nga Minneapolis 700 agjentë të ICE
Agjentët e ICE

Administrata e presidentit Donald Trump ka vendosur të tërheqë menjëherë 700 agjentë federalë të emigracionit nga qyteti i Minneapolis, një lëvizje që sinjalizon ulje tensionesh mes qeverisë federale dhe komuniteteve lokale. Vendimi u bë i ditur nga “Cari i kufijve”, Tom Homan.

Sipas Homan, pas largimit të këtyre forcave, rreth 2 mijë agjentë federalë do të mbeten ende në shtetin e Minesotës. Bëhet fjalë për punonjës të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) dhe të Patrullës Kufitare. Ai falënderoi autoritetet vendore për bashkëpunimin, duke theksuar se operacioni po riorganizohet për t’u bërë “më efikas dhe më inteligjent”.

Nuk po tërhiqemi. Nuk do të largohemi derisa situata të zgjidhet”, deklaroi Homan, duke sqaruar se misioni i administratës për zbatimin e ligjit të emigracionit mbetet i pandryshuar.

Vendimi vjen pas një periudhe tensioni të lartë në Minneapolis, të shoqëruar me protesta dhe episode të dhunshme, përfshirë vrasjen e dy aktivistëve kundër ICE, Renee Good dhe Alex Pretti. Sipas autoriteteve amerikane, tërheqja e pjesshme e forcave shihet si një hap drejt qetësimit të situatës dhe rindërtimit të dialogut me komunitetet lokale.

Paralelisht, Homan ka bërë të ditur se po negociohet një marrëveshje bashkëpunimi mes burgjeve të qarkut dhe autoriteteve federale të emigracionit. Ai ka pohuar se ky bashkëpunim pritet të ulë nevojën për kontrolle të shpeshta nga agjentët e ardhur nga Uashingtoni.

Megjithatë, Homan theksoi se administrata Trump nuk ka hequr dorë nga politika e deportimeve masive. “Nëse jeni në vend në mënyrë të paligjshme dhe ju gjejmë, do të deportoheni,” u shpreh ai gjatë një konference për shtyp në Minneapolis. Ai shtoi se agjentët që do të qëndrojnë në Minesotë do të angazhohen edhe në hetime për mashtrime me fondet e destinuara për migrantët.

ice agjente

Lini një Përgjigje