
Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly ka kritikuar ashpër sulmin e organizatës militante palestineze Hamas ndaj Izraelit.
“Britania e Madhe dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të Hamasit ndaj civilëve izraelitë. Ne do të mbështesim gjithmonë të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, shkroi Cleverly në X, platforma e njohur më parë si Twitter.
Organizata militante Hamas nisi sulmet me qindra raketa dhe me infiltrimin e luftëtarëve të armatosur nga Rripi i Gazës në Izrael.
Izraeli është kundërpërgjigjur dhe ka bombarduar Gazën.
Ushtria izraelite ka shpallur gjendjen e luftës pas sulmeve masive sot në mëngjes ndaj Izraelit nga Rripi palestinez i Gazës.
Lini një Përgjigje