TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Tetor 2023, 11:31

Sulmi i përgjakshëm në Izrael, rritet numri i viktimave; plagosen 200 persona 

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi i përgjakshëm në Izrael, rritet numri i viktimave;

Duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit, grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri.

Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, një sulm të befasishëm që përveç mijërave raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael. Deri më tani raportohet për 6 të vdekur dhe 200 të plagosur. 

Më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit thanë grupi palestinez Hamas.

"Ne kemi vendosur t'u japim fund të gjitha krimeve të okupimit”, thanë ata.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thirrur në një takim shefat e sigurisë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se po shpallin "gjendje gatishmërie për luftë" në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Jeruzalemi përgjigjet me sulm ajror.

Mediat izraelite raportuan se personat e armatosur kishin hapur zjarr ndaj kalimtarëve në qytetin e Sderot, në jug të Izraelit, dhe pamjet që qarkullonin në mediat sociale dukej se tregonin përleshje në rrugët e qytetit si dhe persona të armatosur me xhipa që enden nëpër fshat.

Mediat palestineze raportuan gjithashtu se një numër izraelitësh ishin zënë rob nga luftëtarët.

Lini një Përgjigje