
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar për sulmin e ndërmarrë nga Hamasi mëngjesin e sotëm, për të cilin ka paralajmëruar qytetarët se janë në luftë.
“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë dhe nuk është vetëm një operacion, është një luftë”, tha ai.
Kryeministri izraelit shtoi se i kishte dhënë urdhër ushtrisë që të tërhiqte rezervistët dhe t'i përgjigjej luftës me vrull dhe një shkallë që armiku nuk e ka njohur deri më tani.
“Urdhërova një mobilizim të gjerë të rezervave ushtarake. Hamasi filli një sulm të papritur vrastar. Armiku do të pagujë një çmim të parprecedentë. Do t’i përgjigjemi me përmasa që armiku nuk e ka ditur. Ne do fitojmë", ka thënë Netanyhahu.
Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.
Lini një Përgjigje