
Një video është regjistruar në media kur një vajzë në Tel Aviv, të Izraelit ka përjetuar momente të vështira gjatë sulmit të Hamasit ditën e djeshme.
Vajza e shqetësur shihet nga pamjet kur pëson një krizë nervore nga frika e raketave që dëgjohen. Disa prej banorëve të pallatit, ku e reja qëndron e ulur, mundohen ta qetësojnë por ajo vijon të shprehet e frikësuar.
Κοπέλα παθαίνει νευρικό κλονισμό απο τις ρουκέτες pic.twitter.com/8qHeCFvEDQ
— kakajason (@kakajason50) October 17, 2023
Ditën e djeshme Hamasi ka kryer sulme të reja me raketa kundër qyteteve izraelite. Tel Avivi dhe Sderot sipas mediave janë dy vendet, ku është tentuar gjatë gjithë mbrëmjes të kryhen sulme nga terroristët.
Dje janë shënuar dhe episode me delegacionin e kancelarit gjerman Olaf Scholz, i cili përjetoi momente paniku në aeroport përpara se të nisej nga Tel Avivi për në Kajro për shkak të një alarmi rakete. Kancelari udhëtoi për në Izrael pas sulmeve të Hamasit.
Lini një Përgjigje