TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Tetor 2023, 09:31

Izraeli thirrje qytetarëve: Largohuni nga Turqia, jeni në rrezik!

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli thirrje qytetarëve: Largohuni nga Turqia, jeni në rrezik!

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Izraelit i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Turqi dhe Marok, duke përmendur frikën se udhëtarët izraelitë do të jenë në shënjestër të atyre që janë të zemëruar për luftën e vazhdueshme midis Izraelit dhe Gazës.

Ata shtuan se niveli i rrezikut për Turqinë ishte më i larti dhe për këtë arsye u bënë thirrje të gjithë izraelitëve që të largohen nga Turqia sa më shpejt të jetë e mundur.

Për Marokun, niveli i rrezikut është rritur në 2, dhe turistëve izraelitë u kërkohet të jenë më të kujdesshëm.Kujtojmë se një polic vrau dy turistë izraelitë dhe udhërrëfyesin e tyre dhjetë ditë më parë.

Ky ishte sulmi i parë i tillë ndaj izraelitëve në Egjipt në dekada. Ndërkohë, numri i sulmeve antisemite po rritet në mbarë botën pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

Lini një Përgjigje