TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Nëntor 2024, 18:50

Biden fton Trump në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Pamfleti

Biden fton Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden pritet të takohet këtë javë në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, raporton Sky News.

Ftesa e Biden për Trump është një traditë e kahershme mes presidentit në detyrë dhe atë që pritet të marrë drejtimin e shtetit më të rëndësishëm në botë.

Megjithatë, kur Trump humbi zgjedhjet në 2020 ai e theu këtë traditë dhe nuk e mbajti një takim të tillë.

Donald Trump triumfoi në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit duke marrë 301 vota elektorale.

Lini një Përgjigje