TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Nëntor 2024, 14:23

Bëri fushatë për Trumpin, zbulohet shuma marramendëse që dhuroi Elon Musk 

Shkruar nga Pamfleti

Bëri fushatë për Trumpin, zbulohet shuma marramendëse

Zgjedhjet presidenciale amerikane ishin lajtmotivi i javëve të fundit.

Me fitoren e Trump ,më datë 5 Nëntor, mbetet në pritje me interes qeverisja e tij 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë, në fushatë tërhoqi vëmendje globale përfshirja publike e Elon Musk. 

Figurat më të rëndësishme të biznesit preferojnë që suportin e tyre elektoral ta japin në prapavijë, por mesa duket Elon Musk ishte rast përjashtimor. Mbështetja e Elon Musk ishte jo vetëm në sferën monetare, por edhe me të gjithë njohuritë operacionale për të mbështetur Trump.

Më surprizuese akoma, ishte vlera e majme që manjati i teknologjisë ofroi për Trump.

Donacioni i Musk llogaritet në vlerën e 119 milionë dollarë, cka ka kontribuar dukshëm në një fitore bindëse.

Musk jo vetëm që e mbështeti publikisht dhe financiarisht Trump, por njëkohësisht mori pjesë dhe si folës në natën e fitores.

Mbetet për tu parë me interes përfshirja e Musk në qeverinë Trump, ku deri më tani zëra të pakonfirmuar shprehen se Trump do ta vendos Elon Musk në krye të një ministrie.

donald trump elon musk

Lini një Përgjigje