TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Nëntor 2024, 15:56

Irani thirrje Trumpit të “zbusë presionet”: Presidenti i zgjedhur të heqë dorë nga veprimet e të kaluarës!

Shkruar nga Pamfleti

Irani thirrje Trumpit të “zbusë presionet”: Presidenti i

Irani i ka bërë thirrje Donald Trump, fituesit të zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA, të ndryshojë politikën e presionit që ka ndjekur gjatë mandatit të tij të parë kundër Republikës Islamike.

“Trump duhet të tregojë se nuk do të ndjekë më politikat e gabuara të së kaluarës”, tha zëvendëspresidenti iranian për çështjet strategjike, Mohammad Javad Zarif.

Ish-ministri i Jashtëm Zarif, ishte arkitekti i marrëveshjes bërthamore, e cila u nënshkrua në vitin 2015 mes Teheranit dhe komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, kjo marrëveshje u sabotua tre vite më vonë, kur Presidenti i atëhershëm Donald Trump tërhoqi vendin e tij prej saj dhe vendosi sanksione të reja të rënda, si pjesë e politikës “presion maksimal” kundër Iranit.

“Si një njeri i llogaritjeve, ai duhet të shqyrtojë përfitimet dhe mangësitë e kësaj politike dhe të vendosë nëse dëshiron ta vazhdojë apo ta ndryshojë këtë politikë të dëmshme”, u shpreh Zarif, duke iu referuar karrierës së Trump, si një biznesmen.

Mandati i parë i Donald Trump u shënua gjithashtu nga vendimi i tij në janar të vitit 2020 për të vrarë në Irak gjeneralin e fuqishëm iranian Qasem Soleimani, arkitektin e strategjisë së ndikimit rajonal të Iranit.

Përmes përfaqësuesit të tij diplomatik Ismail Baghaei, Teherani shprehu shpresën se rikthimi i mundshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të mundësojë rishikimin e qasjes së gabuar të së kaluarës, megjithëse nuk u përmend emri i Trumpit.

Lideri i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili ka fjalën e fundit për të gjitha vendimet strategjike, nuk përmendi zgjedhjet presidenciale amerikane në fjalimin e tij të enjten e kaluar.

Trump u shpreh me bindje se nuk ka ndërmend të dëmtojë Iranin, por përkundrazi, ai dëshiron që iranianët të kenë një vend shumë të begatë.

Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale shënon një moment të ndjeshëm për Iranin, i cili është i përfshirë në luftën në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit palestinez, si dhe në përhapjen e konfliktit në Liban ndaj Hezbollahut.

Këto dy grupe mbështeten financiarisht dhe ushtarakisht nga Teherani në luftën e tyre kundër shtetit të Izraelit, të cilin Irani nuk e njeh.

Lini një Përgjigje