TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2023, 23:06

Bashkëpunimi Iran-Rusi vazhdon, Teherani planifikon të blejë avionë luftarakë Su-35 nga Moska

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëpunimi Iran-Rusi vazhdon, Teherani planifikon të blejë

Rritja e bashkëpunimit mes Iranit dhe Rusisë po shqetëson prej kohësh Perëndimin, i cili frikësohet se Moska do të ndihmojë Iranin për zhvillimin e planit të saj bërthamorë.

Ndërkohë media shtetërore iraniane tha të shtunën se ka arritur një marrëveshje për të blerë avionë luftarakë të avancuar Su-35 nga Rusia.

Aeroplanët luftarakë Sukhoi-35 janë teknikisht të pranueshëm për Iranin dhe Irani ka finalizuar një kontratë për blerjen e tyre,” citoi transmetuesi IRIB, shkruan Reuters.

Irani ka kërkuar gjithashtu blerjen e avionëve ushtarakë nga disa vende të tjera, të paidentifikuara. Presidenti rus, Vladimir Putin u takua me liderin suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei në Teheran korrikun e kaluar, duke theksuar lidhjet më të ngushta përballë presionit perëndimor mbi luftën në Ukrainë.

Irani e ka pranuar dërgimin e dronëve në Rusi, por thotë se ata janë dërguar përpara pushtimit të Ukrainës nga Moska vitin e kaluar. Moska mohon që forcat e saj përdorin drone të prodhuar nga Irani në Ukrainë, megjithëse shumë prej tyre janë rrëzuar dhe gjetur atje.

rusia irani

Lini një Përgjigje