TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2023, 21:39

“Beteja e Bakhmut-it po na blenë kohë”, gjenerali ukrainas: Kundërofensiva e pranverës është shumë pranë

Shkruar nga Pamfleti

“Beteja e Bakhmut-it po na blenë kohë”, gjenerali

Komandanti i forcave ushtarake tokësore të Ukrainës, Oleksandr Syrskyi është shprehur se kundërofensiva e shumë pritur e pranverës, nuk është shumë larg.

Gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi tha se mbajtja e Bakhmut, fokusi i përpjekjeve ruse për disa muajsh tashmë ka shërbyer për t’i blerë kohë Ukrainës.

Ukrainës i duhet të ndërtojë rezervat e saj të armatimeve përpara se të nisë një sulmin dhe deri më tani mbrojtja e Bakhmut i ka dhënë Rusisë një "kundërshtim të mirë. Heronjtë e vërtetë tani janë mbrojtësit që mbajnë mbi supe frontin lindor", tha ai.

Kreu i grupit paraushtarak të Rusisë, Wagner, tha më herët sot se ata po bënin "gjithçka" që mundeshin për të parandaluar një kundër-ofensivë ukrainase. Mendohej se Ukraina mund të tërhiqej nga Bakhmut vetëm disa ditë më parë, por duket se Kievi dëshiron të vazhdojë luftën disamujore të shkatërrimit në qytet, për të blerë kohë.

ukrainë lufta kundërofensiva

Lini një Përgjigje