TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2023, 16:56

“Bllokimi” i La Manshit, Sunak për emigrantët: Kam negociuar një marrëveshje të re me Shqipërinë!

Shkruar nga Pamfleti
“Bllokimi” i La Manshit, Sunak për emigrantët: Kam

Kryeministri britanik, Rishi Sunak deklaroi sot se ka një mbështetje të gjerë për planin për të larguar njëherë e mirë nga ishulli të gjithë ata që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe aplikojnë për azil.

Kryeministri tha se për shkak të masave të marra dhe një plani që ai po zbaton edhe me Shqipërinë, ka shumë herë më pak emigrantë shqiptarë që nisen në drejtim të ishullit. Sunak tha se deri tani janë kthyer në Shqipëri 500 emigrantë të paligjshëm.

“Ta bëjmë këtë në një mënyrë që asnjë legjislacion tjetër nuk e ka arritur më parë. Kjo është e ashpër, por e nevojshme. Dhe është e ndershme. Dhe ky legjislacion do të jetë edhe për perspektivën. Nëse vini me një barkë të vogël sot, masat e këtij ligji do të aplikohen tek ju. Kjo është një pjesë e asaj që ne po bëjmë. Gjithmonë kam qenë i qartë se ky është një problem kompleks. Nuk mund të zgjidhet brenda natës dhe ne do të përdorim cdo mjet që kemi në dispozicion. Dhe për këtë arsye kemi siguruar marrëveshjen për varkat e vogla me Francën dhe patrullimet në plazhet franceze tashmë kanë filluar dhe janë tek 40%.

Gjithashtu kam premtuar progres në shtrëngimin e masave tona dhe kemi rritur kapacitetet me 50%. Gjithashtu kam negociuar një marrëveshje të re me Shqipërinë që është përgjegjëse për një të tretën e varkave të vogla që mbërrijnë. Dhe kjo marrëveshje është vënë në zbatim. Ne kemi kthyer 500 emigrantë të paligjshëm në Shqipëri dhe po shohim se shumë herë më pak po tentojnë të vijnë. Kjo tregon se nuk është asgjë e paevitueshme rreth emigracionit të paligjshëm dhe dëshirën dhe vendosmërinë që kjo qeveri të ecë përpara me masat. Dhe ne do ta bëjmë këtë”- tha Sunak.

 “bllokimi” i la manshi sunak emigrantet shqiptare

Lini një Përgjigje