TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2023, 16:11

“Anglia ka mungesë ushqimesh”, propagandistja e Putinit dezinformon rusët: Britanikët po hanë ketrat nëpër parqe

Shkruar nga Pamfleti

“Anglia ka mungesë ushqimesh”, propagandistja e Putinit

Propaganda në televizionet ruse të kontrolluara nga shteti ka arritur në përmasa ekstreme. Kjo vihet re nga video e një emisioni të drejtuar nga gazetarja Olga Skabeyeva, ku ajo thoshte se mungesat e furnizimeve me ushqime, në Britaninë e Madhe po detyron vendasit të hanë ketrat nëpër parqe prej mangësive të ardhura nga lufta në Ukrainë.

Pretendimet u ngritën nga Olga Skabeyeva, e njohur ndryshe si “kukulla e Putinit” e cila ka programin e saj ’60 minuta’ ne televizionin shtetëror. Në episodin e fundit të programit, ajo pretendonte se restorantet britanike po shërbenin “ketra të egër” për arsye të “mangësive të ushqimit”.

Sot mësohet se në Britaninë dikur-e Madhe po shërbehen ketra për të ngrënë. Duke parë se ka plot kafshë në parqe, atëherë përse të mos i hamë, duke marrë në konsideratë mangësitë e ushqimit. Ata nuk sprapsen nga vendimi për të dhënë armë për Zelenskin prandaj do të hanë ketra dhe do të furnizojnë me anti-tanke Kievin”, tha ajo.

Skabeyeva njihet si një nga mbështetëset më të shfrenuara të propagandës së qeverisë, por sado e çmendur të tingëllojë kjo, një kompani pyjore në Britani e quajtur ‘Three Atop’, po i rekomandon njerëzve në vend që t’i konsumojnë ato, me qëllim kontrollimin e popullsisë së shtuar të ketrave.

Dhe në fakt zyrtari i kompanisë Kerry Hosegood doli në mbrojtje të punëdhënësve të tij duke thënë për  rrjetin The Times se “nuk ka asgjë të keqe t’i hamë ata”. E gjithë kjo më pas është marrë dhe kthyer në një kontekst komplet të kundërt nga gazetarja ruse.

Që prej nisjes së sulmit në Ukrainë, Britania ka qenë një nga mbështetëset më të vendosura të Ukrainës, duke furnizuar deri tani me 2.2 miliardë paundë armatime, stërvitje dhe mbështetje humanitare.

rusia propagandë britanikët ketra

Lini një Përgjigje