
Ish-yjet e futbollit anglez janë solidarizuar me Gary Lineker të cilit BBC i hoqi të drejtën për të prezantuar emisionin “Match of the Day” për shkak të komenteve kritike të tij ndaj politikave të emigrimit që i krahasoi me ato të Gjermanisë naziste.
Një ditë pas vendimit të BBC për të pezulluar përkohësisht ish-kapitenin e Anglisë, ka reaguar një tjetër kampion dhe kapiten i Kombëtares së "Tre Luanëve".
Alan Sherarer bën me dije se nuk do të jetë pjesë e panelit të emisionit që për herë të parë Lineker e ka drejtuar në vitin 1999.
Bashkë me Shearer ka reaguar edje Ian Wright, një tjetër ikonë e Anglisë. Ish-sulmuesi shruan: “Të gjithë e dinë se çfarë domethënie ka ky emision për mua por i kam bërë me dije BBC-së de nuk do të jem i pranishëm këtë fundjave. Solidaritet”.
Sipas Lineker, gjuha e përdorur nga qeveria për varkat që mbërrijnë në Angli me emrigrantë mes të cilëve edhe shumë shqiptarë, është e ngjashme me atë të Gjermanisë së viteve ‘30.
Fillimisht BBC bëri me dije se nuk do të ndërhynte dhe do të lejonte vazhdimin e emisionit nëndrejtimin e Lineker por ditën e djeshme në mënyrë të papritur ndërpreu bashkëpunimin duke theksuar se ish-sulmuesi kishte bërë një koment që i kalon kufijtë e politikave editoriale të gjigandit publik.
Everybody knows what Match of the Day means to me, but I’ve told the BBC I won’t be doing it tomorrow. Solidarity.
— Ian Wright (@IanWright0) March 10, 2023
Lini një Përgjigje