
Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit mercenar rus Wagner, në një video të publikuar të shtunën u shpreh se luftëtarët e tij kanë një qëllim "të thjeshtë" për ë cilin po luftojnë në Ukrainë dhe ai është të mos lejojnë "turpërimin" e Rusisë përballë Perëndimit.
“Cili është qëllimi ynë? Pse po luftojmë? Qëllimi është i thjeshtë. Për të mos turpëruar armët ruse, për të mos turpëruar Rusinë. Të mos e çojmë Rusinë në pikën ku ajo të shembet vetë. Me shumë mundësi ky është qëllimi i shërbimeve të inteligjencës amerikane dhe britanike, të cilat punojnë për një kohë të gjatë dhe punojnë për të shkatërruar Rusinë”, tha Prigozhin në video-mesazhin e publikuar në Telegram.
Megjithëse Prigozhin ishte një figurë e pa njohur përpara luftës së Rusisë në Ukrainë , ai është bërë një prani gjithnjë e më publike pasi forcat Wagner janë përfshirë më shumë në konflikt.
Pasi ushtria ruse pësoi pengesa poshtëruese në fushën e betejës në Ukrainë, Prigozhin filloi të merrte haptazi meritat për përpjekjet e Wagnerit për të siguruar disa përfitime territoriale, veçanërisht në betejat që shpërthejnë rreth qytetit lindor të Ukrainës.
Ngritja e tij e papritur nxiti spekulime për konflikte të brendshme të elitës në Moskë, pasi fushata ushtarake e Rusisë në Ukrainë u zbeh ndjeshëm.
Lini një Përgjigje