
Përveç retorikës së zakonshme provokuese, presidenti serb të shtunën është paraqitur me një provokim të ri për Kosovën.
Në podiumin nga ku ka dalë për të folur me serbët gjatë vizitave të tij në vend, prapa krahëve të Aleksandër Vuçiçit ka qëndruar një hartë e madhe ku Kosova është paraqitur si pjesë e Serbisë.
Pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për frenim të retorikës dhe veprimeve provokuese, në prag të takimit të nivelit të lartë në Maqedoninë e Veriut mes palës së Kosovës dhe asaj serbe, Vuçiçi nuk është ndalur.
Ai ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, as de facto dhe as de jure.
Takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe Vuçiçit mbahet më 18 mars.
Gjatë qëndrimit të tij të shtunën në Vranjë në kuadër të një turneu që ka nisur në Serbi, Vuçiqi ka thënë se nuk do të jetë ai që do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.
“E di se për çfarë jam betuar, Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit. Nuk do të jem unë ai që do t'ua nënshkruajë pavarësinë e Kosovës dhe M.! Nuk ka dorëzim, ne nuk do ta njohim pavarësinë as de facto as de jure”, është shprehur Vuçiç.
Vuçiç ka shtuar se pozita e Serbisë është shumë e vështirë aktualisht.
“Situata gjeopolitike në botë ka ndryshuar në mënyrë më drastike sesa gjatë rënies së Murit të Berlinit, vetëm disa prej nesh bëjnë sikur nuk e shohin se sa e vështirë është pozita e Serbisë”, ka thënë presidenti serb.
Sipas tij, pavarësisht kësaj, serbët duhet të kenë marrëdhënie të mira me shqiptarët.
Lini një Përgjigje