TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Mars 2023, 16:56

Vazhdojnë tubimet masive në Francë, protestuesit kundër planit të qeverisë për rritjen e moshës së pensionit

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdojnë tubimet masive në Francë, protestuesit kundër

Protestuesit francez duket se nuk kanë ndër mend të tërhiqen nga kërkesat e tyre. Për të shtatën ditë me radhë Franca po përballet me protesta ndaj planit të qeverisë për të rritur moshën e daljes në pension.

Ndërkohë që punonjësit e shërbimeve komunale dhe të transportit publik, ndërprenë punën këtë të shtunë në shenjë proteste. Sindikatat franceze synojnë të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë që të tërheqë projekt-ligjin që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç.

Bazuar në të dhënat nga Ministria e Brendshme franceze, rreth 1 milion persona pritet të marrin pjesë në 200 marshime në të gjithë vendin ndërsa projektligji po shqyrtohet në Senat dhe të shtunën në mbrëmje mund të votohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit.

Të martën, sipas të dhënave qeveritare, më shumë se 1.26 milionë njerëz dolën në protesta, ndërsa sipas të dhënave të sindikatave numri i protestuesve ishte 3. 5 milionë.

Sondazhet e fundit tregojnë se shumica e të anketuarve kundërshtojnë planin e Presidentit Emanuel Macron, ndërkohë që një shumicë më e lehtë mbështet veprimet e protestuesve. Por gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse do të kemi tërheqje të qeverisë nga ky vendim apo jo.

protesta francë

Lini një Përgjigje