
Pas Greqisë, ka filluar të ketë problem me tërmetet edhe Italia. Një tërmet i fortë me magnitudë 3.9 është ndjerë pasditen e sotme në Campi Flegrei dhe në zonat përreth Napolit, nga Agnano në Fuorigrotta, nga Pianura në Soccavo. Kjo është goditja më e fortë e ndjerë në zonë që nga fillimi i vitit 2025. Epiqendra ishte në det përballë Pozzuoli, në një thellësi prej 2.5 kilometrash.
Ngjarja ka ndodhur në orën 15:30 të ditës së sotme dhe ka krijuar një shqetësim të dukshëm në popullatë: shumë njerëz kanë raportuar për një dridhje të fortë të zgjatur me lëvizje muresh dhe mobiljesh. Për shks e tërmeti ka qen në sipërfaqe, ai ëhstë ndiuerë fort dhe shumë njerëz kanë dalë me vrp jahstë.
Në Bacoli, një qytet në kufi me Pozzuolin, përveç frikës mes njerëzve, janë shënuar edhe dëme. “Për momentin ka shqetësim tek qytetarët, disa kërkesa për kontroll të shtëpive, teksa një rrjet ujësjellësi është prishur. Po kryhen kontrolle në të gjitha shkollat me zyrën teknike dhe është aktivizuar Qendra Komunale Operative (QK)”, tha kryetari Gerardo Josi Della Ragione.
Lini një Përgjigje