
Rajoni ynë duket se nuk gjen qetësi nga tërmetet. Pas Santorinit, ku tërmetet vijojnë prej ditësh dhe një tërmeti të fuqishëm në Siçili në fundjavë, një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur Kroacinë.
Epiqendra ishte 26 kilometra nga Gospiçi, 119 kilometra nga Spliti dhe 14 kilometra nga Posedarja, me thellësi 10 kilometra.
Lëkundjet u ndjenë fuqishëm në rrethinat e Zadarit, Posedarës dhe në disa pjesë të Likanisë.
Qytetarët raportuan se tërmeti ishte aq i fortë sa ata u larguan nga shtëpitë e tyre.
Tërmeti u ndje gjithashtu në Bosnjë e Hercegovinë, kryesisht në zonat e Bihaqit, Bosanska Krupa, Prijedor dhe Banja Lukës. Pak minuta pas tërmetit të parë, u regjistrua një pasgoditje me magnitudë 2.5 ballë, 87 kilometra nga Spliti në thellësi 15 kilometra.
Lini një Përgjigje