Grabitës të maskuar kanë arritur të vjedhin një makinë, teksa shoferi dhe pasagjeri ndodheshin akoma brenda saj në Londër, teksa i gjithë aksioni u filmua nga kamerat e sigurisë.
Gjithçka ndodhi në Southall në pjesën perëndimore të Londrës, ku shfaqet një Mercedes i kuq që parkohet pranë veturës që ia kishin mësyrë.
Disa sekonda pasi ndalet, dy prej grabitësve të maskuar dalin dhe hapin dyert e makinë dhe vjedhin para syve të shoferit dhe pasagjerit.
Kur ata tentuan të dalin jashtë për tu mbrojtur nga brabitja, grabitësit u larguan me shpejtësi me makinën që kishin dalë në terren dhe u zhdukën pa gjurmë.
Vjedhja është raportuar në polici, ndërsa deri më tani nuk është arrestuar askush lidhur me këtë vepër.
Lini një Përgjigje