TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2025, 21:05

As alarmet për bombë nuk zgjidhin krizën në Kosovë, dëshon sërish kostituimi i Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

As alarmet për bombë nuk zgjidhin krizën në Kosovë,

Ka dështuar për herë të 42-të kostituimin e Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi afat deri më 26 korrik për formimin e Kuvendit deri më 26 korrik, deputetët dështuan sërish në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Seanca konstituive, e cila u zhvillua mbrëmjen e sotme pas një vonese të shkaktuar nga një alarm të rremë për bombë, zgjati vetëm disa minuta. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi ndërprerjen e saj dhe shtyrjen për 48 orë. Seanca e radhës do të mbahet ditën e hënën, më 7 korrik.

Ky është dështimi i 42-të që nga 15 prilli, periudhë gjatë së cilës deputetët janë mbledhur por pa arritur të zgjedhin kryetarin e Kuvendit, një hap thelbësor për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Në seancën e fundit ishin të pranishëm vetëm 74 nga 120 deputetë, një numër i pamjaftueshëm për të proceduar me votimin.

Në seancën e fundit, vetëm 39 deputetë votuan pro formimit të një komisioni për votim të fshehtë, duke pamundësuar vazhdimin e procesit të zgjedhjes

Pas përfundimit të seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi se votimi i fshehtë nuk bie ndesh me Kushtetutën dhe nuk përbën ndryshim të rendit të ditës.

Lini një Përgjigje