TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2025, 18:32

Katastrofa në Teksas, reagojnë Trump dhe Vance: Bashkëpunim me zyrtarët lokalë për përballimin e situatës

Shkruar nga Pamfleti

Katastrofa në Teksas, reagojnë Trump dhe Vance: Bashkëpunim me

Presidenti i SHBA Donald Trump ka reaguar sërish lidhur me tragjedinë në Teksas ku humbën jetën 27 persona ndërsa 20 vajza të mitura janë ende të zhdukura.

Administrata e presidentit amerikan Trump ka njoftuar se po punon me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, do të jetë “atje së shpejti”. Ai ka shprehur sërish ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe thekson se ekipet e ndihmës se shpejtë ndodhen në terren.

“Unë dhe Melania po lutemi për të gjitha familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme. Ekipet tona të ndihmës së shpejtë të guximshme janë në vendngjarje duke bërë atë që bëjnë më mirë. Zoti i bekoftë familjet dhe zoti e bekoftë Teksasin”, shkroi presidenti në “Truth Social”.

Gjithashtu, lidhur me katastrofën natyrore ka reaguar edhe zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një tragjedi të pakuptueshme.

“Të paktën 27 persona dihet se kanë vdekur pasi lumi Guadalupe doli nga shtrati, ndërsa më shumë se 20 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Zemra e kombit tonë është e pikëlluar për viktimat në Teksas dhe familjet e tyre. Thjesht një tragjedi e pakuptueshme”, shkroi Vance në një deklaratë në mediat sociale.

“Shpresoj që të gjithë të prekurit ta dinë se janë në lutjet e familjes sime dhe të miliona amerikanëve. U jep atyre prehje të përjetshme, o Zot dhe le të shkëlqejë drita e përjetshme mbi ta. Shpirtrat e të gjithë besimtarëve të vdekur qofshin të bekuar. Me mëshirën e Zotit, pushoni në paqe”, tha Vance.

Lini një Përgjigje