TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2025, 16:06

Përmbytjet në Teksas, Melania Trump mesazh ngushëllimi familjeve të viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Përmbytjet në Teksas, Melania Trump mesazh ngushëllimi familjeve

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Melania Trump ka shprehur ngushëllimet e saj për humbjet e jetëve që lanë pas përmbytjet në Texas.

Ajo i shpreh ngushëllime prindërve, fëmijëve të cilët u përfshinë në këtë katastrofë që goditi zemrën e Texas-it.

“Zemra ime është me prindërit në Teksas gjatë kësaj kohe të vështirë. Ju mbaj në mendje dhe ju dërgoj lutje për forcë, ngushëllim dhe qëndrueshmëri”, shkroi ajo.

Një nga skenat më të dhimbshme u regjistrua në kampin veror “Camp Mystic”, ku më shumë se 20 vajza të moshave 7–17 vjeç nuk janë gjetur ende. Të ndara nga familjet për pushimet e verës, ato u zhdukën kur lumi përmbyti kampin gjatë natës.

Kampi Mystic ndodhet në Hunt të Teksasit, pranë lumit Guadalupe, i cili është rritur në nivelin e dytë më të lartë të regjistruar ndonjëherë, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi dhe të tmerrshme.

Lini një Përgjigje