TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Maj 2026, 20:54

Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, nën hetim për zhdukjen e “Bajës”!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestohet shefi i policisë së Beogradit, nën hetim për
Veselin Miliç

Shefi i Policisë së Beogradit, Veselin Miliç është arrestuar këtë të premte në kuadër të hetimeve për zhdukjen e Aleksandar Nesoviç, i njohur me nofkën “Baja”, i cili rezulton i zhdukur që prej 12 majit 2026.

Sipas Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Miliç dyshohet për veprat penale “moslajmërim i veprës penale dhe autorit” si dhe “ndihmë pas kryerjes së veprës penale”. Autoritetet serbe kanë bërë të ditur se ai është ndaluar për 48 orë dhe pritet të merret në pyetje nga prokurorët.

Hetimet lidhen me zhdukjen e Nesoviç-it, i cili u pa për herë të fundit në restorantin “27” në zonën e Senjakut në Beograd. Sipas hetuesve, po verifikohet nëse Miliç ka pasur dijeni për ngjarjen ose ka penguar zbardhjen e saj.

Në të njëjtin operacion janë arrestuar edhe tetë persona të tjerë, mes tyre tre efektivë policie, pronari i restorantit ku ndodhej viktima dhe një kamerier që ka qenë në shërbim atë mbrëmje.

Mes të ndaluarve ndodhet edhe Sasa Vukoviç, i njohur si “Boske”, i dyshuar për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim rreziku të përgjithshëm. Ndërsa bashkëshortja e tij dyshohet se ka ndihmuar në sigurimin e armës së përdorur në një tjetër ngjarje kriminale.

Autoritetet serbe dyshojnë se zhdukja e Nesoviç-it mund të lidhet me përplasje mes grupeve kriminale, ndërsa hetimet po shtrihen në disa pista. Rasti ka shkaktuar reagime të forta në Serbi, pasi Veselin Miliç konsiderohet një nga figurat më të njohura të strukturave të sigurisë në vend.

Ndërkohë, policia dhe prokuroria kanë paralajmëruar se hetimet vijojnë dhe priten detaje të tjera në ditët në vijim.

veselin miliç beograd

Lini një Përgjigje