TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Maj 2025, 16:53

Alarmohet qeveria italiane, vajza e Giorga Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fat si Martina!

Shkruar nga Pamfleti

Alarmohet qeveria italiane, vajza e Giorga Melonit kërcënohet me

Vajza e kryeministres italiane Gorgia Meloni është kërcënuar me jetë, nëpërmjet mesazhi në rrjetet sociale.

Një përdorues i Instagramit, i cili pretendohet se është punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Meritës (MIM), ka shkruar një mesazh ku i uron vajzës së vogël të Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë nga Afragola që ndërroi jetë pasi u vra nga ish-i dashuri i saj 18-vjeçar.

Ky mesazh u shpërnda dhe u denoncua nga partia Fratelli d’Italia, e cila e cilësoi postimin si “të frikshëm dhe të papranueshëm”.

Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi ashpër, e cila tha se kjo tregon një urrejtjeje ideologjike të errët, që i ka kaluar të gjitha kufijtë.

Ajo shtoi se: “Nuk është më thjesht një përplasje politike. Është një klimë dhune që synon edhe fëmijët për të goditur prindërit. Politika duhet të bashkohet për ta ndalur këtë”.

Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka urdhëruar kontrolle për të zbuluar identitetin e autorit të postimit ndërsa theksoi se do të merren masa. “Asnjë tolerancë për dhunën”, tha ai.

Arianna Meloni, motra e Kryeministres dhe drejtuesja e sekretariatit të Fratelli d’Italia, reagoi ashpër në rrjetet sociale: “Sa larg duhet të shkojmë? Dënimi duhet të jetë i fuqishëm dhe unanim. Motrës sime Giorgia dhe mbesës sime, përqafimi im më i ngrohtë”.

Reagime të ashpra pati edhe nga figura të tjera politike: Galeazzo Bignami, president i deputetëve të FdI, kërkoi një “përgjigje të ashpër”, Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, theksoi se “shprehja e urrejtjes ndaj një fëmije ofendon ndërgjegjen”; Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, kërkoi “vigjilencë dhe censurë nga të gjitha institucionet”.

Simona Malpezzi, senatore e Partisë Demokratike, tha se: “Është e pabesueshme që dikush ngacmon një fëmijë për të sulmuar politikisht nënën e saj”. Ndërsa Pierferdinando Casini shtoi se: “Solidariteti për vajzën e kryeministres nuk duhet të jetë lajm – duhet të jetë një normë njerëzore”.

Lini një Përgjigje