TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Maj 2025, 15:53

Akuza për korrupsion, Turqia lëshon fletë-arreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Shkruar nga Pamfleti

Akuza për korrupsion, Turqia lëshon fletë-arreste për

Autoritetet turke kanë lëshuar 47 fletë-arreste për zyrtarët e komunës dhe stafit të Stambollit, kryetari i të cilit – rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan – është në burg që nga muaji mars.

Fletarrestimet bazohen “në katër hetime të ndara për korrupsion në Stamboll”, raportoi Anadolu, pa dhënë detaje se sa njerëz janë paraburgosur.

Arrestimi më 19 mars i kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nxiti protestat më të mëdha në Turqi në dekadat e fundit.

Policia turke ka arrestuar 70 persona në bastisjet që ndodhën lidhur me dyshimet për korrupsion në Komunën e Stambollit. Mes të arrestuarve janë edhe sekretari privat i Imamoglut dhe roja e tij private.

Sipas Anadolu, fletarrestimet e fundit shënjestrojnë një ish-ligjvënës opozitar dhe pesë kryetarë të qarqeve të Stambollit.

Televizioni privat, Halk, që shihet si e afërt me Partinë Popullore Republikane (CHP) të Imamoglut, tha se kryetarët e nëntë qarqeve (nga 39 qarqe gjithsej), janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim.

CHP, e cila ka nominuar Imamoglun si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, nuk ka komentuar ende për fletarrestimet e fundit./REL

Lini një Përgjigje