
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Manastir-Demir Hisar të Maqedonisë së Veriut, ku një person ka humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.
Mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një furgon që transportonte punëtorë.
Sipas mediave maqedonase, aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit ndërsa humbi jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit, 24 vjeç.
20 të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje