
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka krijuar një parti të re në Gjermani që synon të luftojë racizmin ndaj muslimanëve.
Erdogan ka njoftuar se Partia Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim është krijuar më 7 Janar dhe do të marrë pjesë në zgjedhjet europiane që do të mbahen këtë qershor.
Partia e re, që është një degëzim i partisë zyrtare turke, është përballur menjëherë me reagimet e palëve të tjera në Gjermani.
Ministri i Bujqësisë në Gjermani, i cili edhe vetë ka rrënjë Turke, ka thënë se krijimi i kësaj partie të re është diçka e panevojshme.
“Një degë e Erdoganit që kandidon në zgjedhje këtu, është gjëja e fundit që na duhet”, shkroi Cem.
Edhe nënkryetari i partisë më të madhe opozitare konservatore Kristian Demokrate, Jens Spahn, kritikoi këtë nismë të Erdogan.
Partia e re pritet të drejtohet nga Teyfik Ozcan, i cili ka këmbëngulur se financat e partisë do të sigurohen të gjitha nga brenda vendit, në zbatim të plotë të ligjit elektoral, pasi në Gjermani është e paligjshme të marrësh fonde nga vendet e huaja.
Lëvizja e Erdogan vjen pas një ligji të ri në Gjermani i cili lejon mbajtjen e dy nënshtetësive, çka do të thotë se 1.5 milionë turq të cilët jetojnë në Gjermani do të kenë të drejtë vote.
Lini një Përgjigje