TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Janar 2024, 14:14

Zgjerimi i BE, Varhelyi: Së shpejti do të ofrojmë 6 miliardë euro për Ballkanin

Shkruar nga Pamfleti

Zgjerimi i BE, Varhelyi: Së shpejti do të ofrojmë 6 miliardë

Në konferencën ndërqeveritare me Malin e Zi komisioneri Oliver Varhelyi tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një projekt real dhe për këtë dëshmon plani i ri prej 6 miliard Eurosh shtesë për rajonin.

Shtetet anëtare të BE-së pritet t’i japin dritën jeshile fondeve shtesë për rajonin.

“Me planin e ri për rajonin ne nuk duam vetëm të krijojmë mundësi të reja jo vetëm të rritjes ekonomike, por edhe të përshpejtojmë integrimin real në BE madje edhe para anëtarësimit të plotë të këtyre shteteve. Kjo nënkupton integrimin gradual në tregun e përbashkët evropian dukë dhënë fonde shtesë për të përshpejtuar agjendën e reformave. Kjo do të konsolidonte punën e atyre qeverive që presin me padurim anëtarësimin si dhe për të realizuar sidomos integrimin rajonal ku shtetet ndërveprojnë me njëra-tjetrën siç bëjnë shtetet aktuale anëtare të BE-së”, tha Varhelyi.

Hapja e tregut rajonal parashikohet do të rrisë Prodhimin e Brendshëm Bruto të Ballkanit Perëndimor me 10 për qind.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Labib, tha se zgjerimi i BE-së është një çështje strategjike për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe përparimin e kontinentit tone.

“Zgjerimi i BE-së është një çështje strategjike për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe përparimin e kontinentit tonë. Në këtë drejtim marrëdhëniet tona me Malin e Zi dhe shtetet e tjera të rajonit marrin rëndësi të veçantë. Ne rikonfirmojmë perspektivën e qartë për anëtarësimin në BE të gjashtë shteteve ballkanike në BE. Së bashku mund të përballojmë sfidat si bashkëpunimi rajonal, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit. Aktualisht ka një kontekst gjeopolitik që duhet ta kemi parasysh, lufta në Ukrainë dhe ndikimet e jashtme në Ballkanin Perëndimor. Zgjerimi për ne mbetet kryesisht një proces i bazuar në kritere të veçanta dhe i bazuara në merita individuale. Unë shoh që ka një vullnet të fortë për këtë ndaj besoj se do të përparoni në vijim”, u shpreh ai.

Kryeministri malazez Miljoko Spajiç synon që Mali i Zi të jetë anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028.

be ballkani

Lini një Përgjigje