
Policia greke ka sekuestruar 54 kg 305 gram në Janinë. Autoritetet kanë pikasur një automjet të dyshimtë në Janinë dhe ka ushtruar kontroll.
Brenda automjetit policia ka gjetur dhe sekuestruar 50 pako me 54 kg 305 gram marijuanë. Policia përmes veprimeve hetimore ka zbuluar edhe një automjet tjetër, i cili shërbente për kontrollin e rrugës të automjetit të mbushur me drogë, duke e informuar drejtuesin e mjetit përmes telefonit.
Policia veç drogës sekuestroi edhe 415 euro dhe 5 celularë ndërkohë brenda dy mjeteve arrestoi 3 shtetas grekë të moshës 20, 21 dhe 24 vjeç.
Lini një Përgjigje