
Për shkak të motit të dimrit dhe borës në Greqi, rrugët në zonat malore rreth Athinës, Evias dhe Viotisë janë të mbyllura, ndërsa tragetet nuk po largohen nga porti për shkak të erërave të furtushme, raportojnë sot mediat greke.
Dëbora ra në kodrat e Parnitës dhe Pentelit në Athinë, duke bërë që autoritetet të mbyllin rrugët që të çojnë në malet përreth derisa ato të pastrohen nga bora dhe të jenë të sigurta për lëvizje, sipas portalit Kathimerini.
Pajisjet dimërore dhe zinxhirët e dëborës nevojiten në autostradën e vjetër kombëtare të Elefsinës rreth Kazasë në Atikën perëndimore, ndërsa shkollat, zyrat dhe bizneset në zonat e prekura nga moti i keq funksionojnë online, tha shërbimi i mbrojtjes civile.
Erërat e stuhishme në detin Egje paraditen e sotme penguan tragetet të largoheshin nga portet e Athinës, Pire, Lavrio dhe Rafina.
Disa pjesë të Evias dhe Viotisë u përballën me probleme të ngjashme që solli fronti i ftohtë i dimrit i quajtur Avgi, dhe reshje të dendura dëbore janë veçanërisht në Stenë dhe Leontara.
Sipas parashikimit të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, temperatura të ulëta dhe borë priten sot në Thesali, ishujt Sporades, pjesët lindore të Greqisë qendrore, Evia dhe Peloponezit verior dhe lindor, si dhe në lartësi më të larta në Kretë dhe ishujt e Egjeut, ndërsa për pjesën tjetër parashikohen reshje shiu për disa pjesë të vendit.
Lini një Përgjigje