Situata në Lindjen e Mesme sa vjen dhe përkeqësohet. Një grup shiit i njohur si Harakat Al-Nujaba, që vepron në Irak dhe Siri paralajmëroi SHBA-në se do të vazhdojë sulmet nëse ushtarët amerikanë nuk "largohen sot" nga rajoni.
Grupi, Harakat Al-Nujaba, lëshoi deklaratën një ditë pasi një sulm me dron në një postë në veri të Jordanisë që i mori jetën tre ushtarëve amerikanë dhe la mbi 30 të tjerë të plagosur. Al-Nujaba nuk e mori përsipër sulmin në deklaratë.
Është e paqartë se për çfarë i referohet grupi, por raportet e mediave rajonale dolën pas sulmit me dron, duke ngatërruar vendndodhjen ku u vranë ushtarët amerikanë. Milicia u zotua se prania e SHBA në rajon do të çrrënjoset dhe paralajmëroi Uashingtonin se do të paguante një çmim të rëndë për çdo ditë që kalon pa tërheqjen e trupave të saj.
Në deklaratë, grupi u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të marrin mësim nga ngjarja e mbrëmshme dhe të largohen menjëherë, duke theksuar se dështimi për ta bërë këtë do të rezultonte në një çmim tepër të rëndë.
“Kazermat dhe bazat tuaja e dinë shumë mirë se ne bëjmë siç themi… [SHBA] duhet të mësojnë mësimin dhe të largohen që sot”, shtohet në deklaratë.
Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme hakmarrëse kundër milicive të mbështetura nga Irani në të kaluarën, duke përfshirë një në fillim të këtij muaji në Bagdad që vrau një komandant të lartë të Al-Nujaba.
Lini një Përgjigje