
Negociatorët nga Izraeli, SHBA, Egjipti dhe Katari kanë rënë dakord për një kornizë për lirimin e pengjeve amerikanë dhe izraelitë, që ende mbahen nga Hamasi.
Një burim i njohur me këtë çështje, tha për rrjetin NBC News, se një draft do t’i paraqitet Hamasit sot dhe pritet që së shpejti të kemi një marrëveshje.
Marrëveshja, e rënë dakord në kryeqytetin francez, Paris, do të shohë lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në faza, të shoqëruar me pauza në luftime dhe dërgesa ndihmash në Gaza.
Në shkëmbim pritet të lirohen edhe të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli. Negociatorët thuhet se përfshinin kryeministrin e Katarit dhe shefat e inteligjencës nga vendet e tjera.
Sipas një marrëveshje armëpushimi në nëntor, më shumë se 100 pengje izraelite dhe 240 të burgosur palestinezë u shkëmbyen, por ajo u shemb pas një jave. Hamasi ende mban më shumë se 100 pengje në Gaza.
Armëpushimi dhe arritja e një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit do të ishte tepër e nevojshëm me situatën tepër të acaruar në Lindjen e Mesme. Sidomos pas vrasjes së tre ushtarëve amerikan në Jordani.
Një armëpushim mbrëmjen e sotme do t’i jepte frymëmarrje Gazës, e cila prej javësh ndodhet nën sulme të vazhdueshme.
Lini një Përgjigje