TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Janar 2024, 14:49

Traktorët bllokojnë rrugët kryesore në Evropë, protestuesit: Parisin do t'a vdesim për bukë, do paralizohet i gjithë vendi

Shkruar nga Pamfleti

Traktorët bllokojnë rrugët kryesore në Evropë,

Fermerët francezë janë duke zhvendosur me qindra traktorë për bllokadën e paralajmëruar të rrugëve kryesore drejt Parisit.

Lëvizje të ngjashme priten në të gjithë vendin, si pjesë e një vale protestash kundër rënies së të ardhurave, si rritjes së burokracisë dhe konkurrencës nga importet. Fermerët thonë se qëllimi i tyre është të ndalojnë dërgesat e ushqimit në supermarkete.

“Sa kohë do të na duhet të bllokojmë Parisin? Mendoj 24 orë, jam i bindur për këtë. Megjithatë kemi kohë për këtë punë. Shpresojmë që sakaq kryeministri të marrë vendimet e duhura për mbijetesën e fermerëve”, u shpreh José Perez, drejtues i Rural Coordination of Lot-et-Garonne.

Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe në Europën Lindore. Autoritetet franceze thonë se 15,000 policë janë mobilizuar për të parandaluar hyrjen e traktorëve në Paris dhe qytete të tjera të mëdha.

Siç tha një prej protestave për BBC, qëllimi i këtij aksioni është që Parisi të mbetet pa furnizime dhe e gjithë Franca, praktikisht, të paralizohet, në mënyrë që mbi qeverinë të ushtrohet kështu presion maksimal.

Fermerët e vegjël thonë se ata varen shumë nga çmimet me të cilat shesin produktet e tyre për të siguruar jetesën, por vitet e fundit kostot e prodhimit janë rritur, ndërsa çmimet jo. Ata pretendojnë rritjen e çmimit të produkteve të tyre dhe ndërprerjen e marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

Fermerët thonë se qëllimi i tyre është të ndalojnë dërgesat e ushqimit në supermarkete.

"Ne nuk mund të bëjmë bujqësi të lirë... ne duhet të jemi në gjendje të sigurojmë jetesën nga tregtia jonë," tha një protestues për BBC.

Deri më tani policia nuk ka ndërhyrë për të hequr postblloqe askund tjetër në vend.

fermerët në europë paris belgjikë

Lini një Përgjigje