TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Janar 2024, 09:15

“Dyert janë të hapura”, Blinken: Vendi i Ukrainës është në NATO

Shkruar nga Pamfleti

“Dyert janë të hapura”, Blinken: Vendi i Ukrainës

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka deklaruar se vendi i Ukrainës është në NATO.

Ai ka konfirmuar qëndrimin e Uashingtonit zyrtar gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Uashington, por nuk ka dhënë informacion se kur Kievi do të bëhet pjesë e Aleancës.

“Dyert e NATO-s mbeten të hapura për Ukrainën dhe ajo do të bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, tha Blinken.

Kreu i diplomacisë amerikane theksoi se procesi që është vërejtur në kohë rekord  fillimisht me Finlandën dhe tani me Suedinë, tregon se dyert e NATO-s janë të hapura dhe mbeten të hapura, përfshirë edhe Ukrainën, e cila do të bëhet anëtare e NATO-s.

Ai vuri në dukje se agresioni i Putinit kundër Ukrainës i shtyn vendet evropiane t'i bashkohen Aleancës për të mbrojtur qytetarët dhe sovranitetin e tyre.

Siç është raportuar, në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti amerikan Joe Biden tha se Ukraina do të bëhej anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut, por së pari duhej të fitonte luftën.

anthony blinken ukrainë nato shba

Lini një Përgjigje