
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka reaguar pas paralajmërimeve të gjeneralëve perëndimorë se Rusia synon të sulmojë vendet e NATO-s pas Ukrainës. Lavrov i quajti këto pretendime të pavërteta dhe absurde.
“Ata thonë se nëse Rusia fiton dhe mbron interesat e saj në këtë luftë, atëherë vendet baltike, Suedia dhe Finlanda do të jenë të radhës, por kjo është absurde”, tha Lavrov, duke shtua se këtë hipotezë e ka mbështetur edhe presidenti amerikan Joe Biden.
“Absurditeti i deklaratave të tilla është i qartë për të gjithë, për këdo që e di historisë dhe i kupton qëllimet që ne i kemi vendosur hapur vetes”, tha ministri rus.
Lavrov tha se ndër këto objektiva është luftimi i përpjekjeve të Perëndimit për të transformuar territoret moderne në të cilat rusët dhe popujt e tjerë të Rusisë kanë jetuar për shekuj, në një trampolinë nga e cila NATO, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, do të kërcënonte sigurinë e Federatës Ruse.
Lini një Përgjigje