TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Janar 2024, 17:23

Lufta në Ukrainë, Zelensky kërkon mbrojtje: Putin ka sulmuar me 1 mijë raketa e dronë këtë muaj

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë, Zelensky kërkon mbrojtje: Putin ka sulmuar me 1

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia ka hedhur gati 1.000 raketa dhe dronë në drejtim të Ukrainës prej fillimit të këtij viti.

Disa rajone ukrainase lëshuan sirenat për të paralajmëruar rrezikun për sulme ajrore ditën e sotme, pak orë pasi tre civilë u vranë nga sulmet ajrore ruse.

“Rusia i ka shkrepur 330 raketa të llojeve të ndryshme dhe rreth 600 dronë luftarakë mbi qytetet ukrainase prej fillimit të këtij viti. Për t’i bërë ballë një trysnie të tillë terroriste, nevojitet një mbrojtje tejet e fuqishme ajrore. Dhe pikërisht këtë mbrojtje ajrore po e ndërtojmë me partnerët tanë”, shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Një burrë u vra dhe bashkëshortja e tij u plagos mëngjesine sotëm si pasojë e bombardimeve ruse në fshatin Veletenske në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, njoftoi zyra e prokurorit rajonal.

Ndërkohë, guvernatori rajonal Oleksandr Prokudin tha se forcat ruse hodhën 272 predha në Herson.

"Në rajonin lindor Donjeck u vra një civil dhe u plagos një tjetër nga bombardimet ruse mbi vendbanimet Mirnohrad", tha Vadim Filashin, guvernatori i rajonit të kontrolluar nga Ukraina të martën.

Po ashtu në Donjeck, në qytetin industrial Avdivka, forcat ruse sulmuan një shtëpi private, duke vrarë një grua 47-vjeçare.

Sipas ushtrisë ukrainase, mëngjesin e sotëm Mbrojtja Ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 15 nga 35 dronë rusë.

Lini një Përgjigje