Një tërmet i fuqishëm me qendër në malet e Atlasit të Lartë të Marokut ka lënë deri tani mbi 600 viktima.
Qeveria marokene në një raportim paraprak tha se ndërtesat u shembën dhe njerëzit u larguan nga shtëpitë e tyre të dëmtuara në disa qytete.
Banorët e Marrakesh, qyteti më i afërt i madh me epiqendrën, thanë se disa ndërtesa ishin shembur në qytetin e vjetër, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, dhe televizioni lokal tregoi fotografi të një minareje të rënë të xhamisë me rrënoja të shtrira mbi makina të shkatërruara pas tërmetit që goditi në orën 11.11. pasdite të premten.
The World can be shaken but not the House Of ALLAH. A mosque in Morocco did not collapse despite the nearby building collapsing after an Earthquake in Morocco. Pray for Morocco pic.twitter.com/bjWqsdlRZw
— Cypy The Great (@Cypy254) September 9, 2023
Ministria e Brendshme e Marokut tha fillimisht se 296 njerëz vdiqën në provincat pranë qendrës së tërmetit.

Gjithashtu, 320 persona të lënduar janë dërguar në spital për trajtim. Ministria shkroi se shumica e dëmeve ndodhën jashtë qyteteve dhe qytezave.

Një zyrtar lokal tha se shumica e vdekjeve ishin në zonat malore që ishin të vështira për t'u arritur.
“Toka u trondit për rreth 20 sekonda. Dyert u hapën dhe u mbyllën vetvetiu ndërsa zbrita me nxitim poshtë nga kati i dytë,” tha Hamid Afkir, një mësues në një zonë malore në perëndim të epiqendrës pranë Taroudant, duke shtuar se kishte pasur pasgoditje.
An #earthquake hit Morocco in the region of Marrakech at the magnitude of 6.8 on Richter. #earthquake #Terremoto #Temblor #Morocco #Marruecos #USAGER pic.twitter.com/AKjiIpyFZs
— David Cu (@davidcu97) September 9, 2023
Qendra gjeofizike e Marokut tha se tërmeti goditi në zonën Ighil të Atlasit të Lartë me magnitudë 7.2 ballë. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerësoi magnitudën e tërmetit në 6.8 ballë dhe tha se ishte në një thellësi relativisht të cekët prej 18.5 km (11.5 milje).
Tërmeti u ndje deri në Portugali dhe Algjeri, sipas Institutit Portugez për Detin dhe Atmosferën dhe agjencinë e Mbrojtjes Civile të Algjerisë, e cila mbikëqyr përgjigjen emergjente.
Në vitin 2004, të paktën 628 njerëz u vranë dhe 926 u plagosën kur një tërmet goditi al-Hoceima në veri-lindje të Marokut.
Në vitin 1980, tërmeti El Asnam me magnitudë 7.3 në Algjerinë fqinje vrau 2500 njerëz dhe la të paktën 300,000 të pastrehë.
Lini një Përgjigje