TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shtator 2023, 22:45

U dënua me mbi 11 mijë vite burg, flet bosi i kriptomonedhave në Turqi: Jam aq i zgjuar sa të kuptoj kush është organizatë kriminale

Shkruar nga Pamfleti

U dënua me mbi 11 mijë vite burg, flet bosi i kriptomonedhave në

Themeluesi i Thodex, Faruk Ozer i dënuar me 11.196 vite burg nga gjykata turke për pastrim parash, mashtrim dhe themelim të një organizate kriminale, në dëshminë e tij ka thënë se e ka drejtuar këtë kompani që në moshën 22 vjeçare.

Ai ka shtuar se me eksperiencën dhe zgjuarsinë që ka, nuk do të kishte vepruar kaq amator nëse kompania e tij do të ishte një organizatë kriminale.

Unë jam mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë. Kjo është e dukshme në këtë kompani që kam krijuar në moshën 22-vjeçare. Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, mësohet se ka thënë Faruk Ozer në gjykatë, raporton Anadolu.

Lini një Përgjigje