TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shtator 2023, 22:00

A është e drejtë që një miliarder të ndikojë në fatin e luftës?

Shkruar nga Pamfleti
A është e drejtë që një miliarder të ndikojë
Elon Musk

Ditën e sotme ka pasur shumë debate, pasi Musk ka pranuar se ai bllokoi një sulm ukrainas ndaj anijeve ruse, duke mos lejuar aksesin te satelitët e tij...

Krahu i djathtë i liderit ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Elon Musk se ka penguar ofensivën kundër Rusisë, duke shkëputur lidhjen e dronëve nënujorë ukrainas me satelitët e tij. Ukraina ishte përgatitur të godiste anijet ruse në Krim, por vendimi i Musk për të shkëputur lidhjen satelitore bëri që Rusia të kundërpërgjigjej duke vrarë civile të shumtë.

Pronari i Tesla dhe SpaceX , kompania hapësinore nga e cila varen satelitët Starlink, thelbësorë për komunikimet civile dhe ushtarake në Ukrainë, nuk e mohoi të ketë penguar sulmin kundër flotës ruse. Por pretendon se nuk ka gisht në asgjë, pasi siç tha ai, thjesht iu përgjigj negativisht një "kërkese urgjente" nga qeveria e Kievit për të shtrirë mbulimin e Starlink në Krime dhe në veçanti në portin e Sevastopolit, ku ishte ankoruar flota ruse. Sipas Isaacson, Musk kishte frikë se një ‘Pearl Harbor’ i vogël në Detin e Zi mund ta shtynte Kremlinin të përdorte armë bërthamore.

Musk megjithatë argumentoi se, nëse do të kishte aktivizuar satelitët në Krime, ai do të kishte qenë përgjegjës për një përshkallëzim masiv të luftës.

Kjo tregon qartë se fati i luftës është në dorë të një personi të vetëm, i cili vepron si sovran i pavarur në skenën ndërkombëtare. Një situatë që shumë analistë aktualisht po e gjykojnë si të papranueshme dhe që ndoshta tani ngjall shqetësim edhe te vetë Musk: në fillim i pëlqente të bëhej edhe protagonist i mbrojtjes së Ukrainës, e cila u sulmua dhe u privua nga çdo sistem komunikimi. Por më pas loja u bë më e madhe se ai, ai filloi t'i frikësohej hakmarrjeve ruse dhe tani, sipas biografisë së tij, Elon pyet veten "si përfundova në këtë luftë?" .

Është një problem që politika amerikane, e paaftë për të kontrolluar teknologjitë dixhitale edhe kur ato bëhen të rëndësishme në fushën ushtarake, nuk po e zgjidh dot dhe që në të ardhmen nuk do të prekë domosdoshmërisht vetëm Musk. Politologu Ian Bremmer vëren, për shembull, se zhvillimi i inteligjencës artificiale, nëse nuk merret nën kontroll nga qeveritë, është i destinuar të prishë ekuilibrat gjeostrategjikë. /Corriere della Sera

Lini një Përgjigje