TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Prill 2024, 22:49

“37 milionë ton mbeturina”, zyrtari i OKB: Për rindërtimin e Gazës do të duhen mbi 14 vite

Shkruar nga Pamfleti

“37 milionë ton mbeturina”, zyrtari i OKB: Për

Një zyrtar i OKB-së ka deklaruar se lufta në Gazë ka krijuar rreth 37 milionë ton mbeturina, pjesa më e madhe bomba të pashpërthyera, e të cilave mund t’i duhen më shumë se një dekadë për t’i larguar.

Në Gazë gjenden mesatarisht 300 kilogram rrënoja në një metër katrorë.

Bazuar në sasinë aktuale të mbeturinave në Gazë, me 100 kamionë na duhen 14 vjet punë. Me vazhdimin e luftës do të jetë e pamundur të vlerësohet se sa kohë duhen për pastrim”, tha Pehr Lodhammar, ish-shef i Shërbimit të Çminimit të Kombeve të Bashkuara për Irakun.

Pastrimi i rrënojave do të jetë punë e ngadaltë dhe e rrezikshme për shkak të kërcënimit nga predhat, raketat e armët e tjera të groposura.

Deri më tani, përpjekjet e vendeve perëndimore për të ndaluar luftën nuk janë marrë parasysh nga Izraeli i cili kërcënon me ofensivë në Rafah

 

Lini një Përgjigje