TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Prill 2024, 22:29

Stjepan Mesiç: Benjamini i Millosheviçit ta harrojë rikthimin e “Serbisë së Madhe”

Shkruar nga Pamfleti

Stjepan Mesiç: Benjamini i Millosheviçit ta harrojë rikthimin

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiç, ka treguar kujtime nga koha kur ai ishte presidenti i fundit i ish-Federatës së Jugosllavisë, e cila po shkonte drejt fundit.

Gjatë “Takimit të Madh të Prishtinës” për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, Mesiç ka bërë përgjegjës ish-kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç për të gjitha viktimat e shkaktuara në Kroaci, Bosnje e Kosovë.

Mesiç ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç po i vazhdon politikat e Sllobodan Millosheviçit për krijimin e “Serbisë së Madhe, e cila sipas tij nuk mund të bëhet kurrë.

Fatkeqësisht, ende ka nga ata që mendojnë si Millosheviçi të bëhet ‘Serbia e Madhe’, por unë ju them se ajo nuk mundet të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë se Serbia mundet të bëhet një shtet i madh, unë ju them që Serbia është një shtet i vogël në Ballkan”, tha Mesiç.

Deklarata u bë në takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, që u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar.

Lini një Përgjigje