
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi i sotëm i Rusisë që ka goditur sektorin energjetik të Ukrainës, ka patur si qëllim objektet e gazit që furnizojnë Bashkimin Europian.
“Objektivi kryesor ishte sektori i energjisë, objektet e ndryshme në industri, si objektet e tranzitit të energjisë elektrike ashtu edhe të gazit. Në veçanti, ato objekte të gazit që janë vendimtare për të siguruar dërgimin e sigurt në Bashkimin Evropian”, tha ai.
Moska më herët pretendoi se sulmet e saj ishin në përgjigje të përpjekjeve të regjimit të Kievit për të dëmtuar objektet energjetike dhe industriale ruse.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte kryer 35 sulme në javën e fundit kundër objekteve energjetike, fabrikave të mbrojtjes, infrastrukturës hekurudhore, mbrojtjes ajrore dhe rezervave të municioneve në Ukrainë.
Sulmet ishin "në përgjigje të përpjekjeve të regjimit të Kievit për të dëmtuar objektet energjetike dhe industriale ruse", tha ai.
Lini një Përgjigje